fbpx

Komuna e Prishtinës ndan 350 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë

nga Revista Kosovarja

Qytetarët e Komunës së Prishtinës tash e disa vite janë duke u rrezikuar nga qentë endacakë.Numri i madh i qenve të pranishëm në të gjithë kryeqyetetin ka bërë që shumë qytetarë të jenë cak i sulmeve të tyre.

Kryetari i tanishëm i Prishtinës, Përparim Rama, qysh në fillim të mandatit ka ndërmarr hapat e parë për të zgjidhur këtë problem.Së fundmi, komuna e Prishtinës ka hapur tender të ri për trajtimin e qenve endacakë.

Dje komuna e Prishtinës ka hapur tender për këtë çështje.E për t’iu bërë qarja e qenve, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim që të ndahen 350 mijë euro.
Sipas njoftimit të komunës, trajtimi i qenve endacak do të ndahet në 7 grupe ku do të përfshihen të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe zonat rurale.“Trajtimi i qenve endacak sipas përshkrimit teknik të dhënë në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për pranim të tenderëve 23 maj 2022.Detajet i gjeni KËTU.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]