96
Dy ikonat e muzikës patriotike, Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri, i kanë bashkuar edhe një herë forcat për projektin e radhës.
Yjet e këngës, i ka bërë bashkë për të treten herë një këngë dedikuar Heroit të Kosovës, Azem Behluli.
Kënga me titull “Flakadan i trimërisë”, vjen me poezi nga Faruk Tasholli, muzikë nga Naim Gjoshi, orkestrim nga Xhevdet Gashi dhe videoklip të realizuar nga produksioni “Bug Production”.
Projekti pritet të dalë në dritë gjatë këtyre ditëve.