fbpx

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq nesër e viziton Kosovën

nga Revista Kosovarja

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (18 maj 2022), do të vijë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës thuhet se Osmani do ta pret për vizitë zyrtare presidentin Milo Gjukanoviq duke filluar nga ora 10:00.

“Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë”, shkruan në njoftim.

Ndryshe, pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Gjukanoviq do të mbajnë konferencë për media.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]