fbpx

“Continental Hotel”, hoteli i admirueshëm në zemër të Ulqinit

nga Revista Kosovarja

Ulqini perlë e Adriatikut, ky vend bregdetar ikonik, mbetet një nga destinacionet më të pëlqyera për pushime. Kosovarët tradicionalisht pëlqejnë të kalojnë ditë të bukura e të paharruara vere në Ulqin.

Në vijën e gjatë të hoteleve në Uqlin, “Continental Hotel” është hoteli i adhurueshëm që gjendet në zemër të Plazhes së Vogël në qytetin e kujtimeve, Ulqinin e bukur e të dashur nga të gjithë.

Është hoteli që do ta admironi fillimisht për faktin që gjendet thuajse në plazh, të dhuron ndjesinë e qëndrimit mbi ujë, e sigurisht edhe për mikëpritjen, kuzhinën dhe natyrisht komoditetin dhe funksionalitetin e dhomave, të cilat mirëpresin klinentë gjatë gjithë vitit.

“Continental Hotel” ka dy restaurante, njëri me menu dhe gatime ekskluzive dhe tjetri për ata që pëlqejnë ushqimet fast-food të ashtuquajtur “Fast Food Tradita”. E veçanta është se në “Continental Hotel” është edhe këndi i lojërave për fëmijë, që tregon se ky është një vend ideal edhe për familje.

Gjithçka që ju nevojitet është vetëm disa hapa larg jush…

Do të dëgjoni tingujt e valëve të detit ndërsa jeni duke pushuar, tinguj që të qetësojnë shpirtin. Ju duhet vetëm një vështrim nga ballkoni i “Hotel Continental” dhe aty shikoni qiellin që përputhet me detin e kaltërt të Adriatikut. Po ashtu edhe Kalaja 2500 vjeçare e vjetër e Ulqinit do ju bëjë të ndjeni një ngrohtësi në zemër që nuk mund ta ndjeni askund tjetër.

Pushime që secili prej nesh meriton t’i përjetojë të paktën një herë në jetë dhe më pas pjesa tjetër do të bëhet zakon në “Hotel Continental”, Ulqin.

Stafi miqësor i hotelit, atmosfera relaksuese e ndjenjës si në shtëpi dhe një pamje e bukur nga deti do t’iu plotësojnë dhe pushimet tuaja, do të jenë te paharruara.

Të gjitha në një vend, në “Continental Hotel Ulqin” në qendër te Plazhi i Vogël.

Ulqini ju mirëpret, “Hoteli Continental” ju mirëpret, me plot dashuri ju urojmë mirëseardhjen në parajsën e ashtuquajtur Ulqin – “Hotel Continental”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]