fbpx

LDK’ja mblidhet në Lipjan, Abdixhiku: Vendi ka nevojë për një projekt të ri politik

nga Revista Kosovarja

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot në Lipjan, ku ka prezantuar pikëpamjet rreth qeverisjes lokale, shkruan Reporteri.net.

Për këtë takim ka njoftuar kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK’ja do të bashkëbisedojë me qytetarë tanë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një projekt të ri politik.

“Gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK do të bashkëbisedojë me qytetarë tanë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë. Vendi ynë ka nevojë për një projekt të ri politik, që i jep drejtim zhvillimit shoqëror, ekonomik e rrugëtimit tonë euro-atlantik. Këtë projekt të ri, do ta ndërtojmë bashkërisht sot, për ta implementuar në qeverisje nesër”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka bërë me dije se takimi i radhës do të mbahet në Komunën e Pejës, që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxhiri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]