fbpx

Reagon Buta për herë të parë pasi vëllau i tij dyshohet për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Është caktuar një muaj paraburgim ndaj Qëndrim Januzit, i cili dyshohet për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj.

Ndërkohë, vëllai i tij, reperi i njohur Buta, ka reaguar përmes një postimi në Instastory, duke i akuzuar mediat për shpifje rreth ngjarjes.

“Mediave e portaleve duhet me ju ardh marre për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, ka shkruar ai.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Qëndrim Januzaj dyshohet se ka vrarë Gazmend Hysenin në një rrugë të Ferizajt.

Dorasi është plagosur nga një polic civil pasi siç u raportua, ai nuk ka zbatuar urdhrin për ndalim.

Ndërkohë, Qëndrimi po trajtohet në spital pas plagës që ka marr në kraharor.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]