fbpx

“Ti po më pengon në lidhjen tem me çikën tane, kom me të vra”/ 32-vjeçari në Prizren ia zë pritën vjehrrit, e kërcënon me jetë

nga Revista Kosovarja

Nuk janë të rralla rastet kur familjet kosovare bien në konflikt për shkak të lidhjeve dashurore që krijojnë të rinjtë. E një rast i ngjashëm ka ndodhur dje në qendër të Prizrenit, një person është përballur me një kanosje serioze për jetën e tij nga një 32-vjeçar.

Sinjali mëson se 32-vjeçari e ka kërcënuar babain e gruas me të cilën ka një vajzë 6-muajshe, duke e akuzuar se po i pengon ata në lidhjen e tyre.

Madje i është drejtuar me fjalët “nëse vajza ime nuk vjen të flejë tek unë, ti do të kesh probleme me mua dhe do të të vras”.

Për të parandaluar më të keqen ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili i ka ndarë personat e përfshirë në ngatërresë.

Po ashtu është njoftuar Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku më pas kanë shoqëruar në stacion policor 53-vjeçarin dhe vajzën e tij, të cilët janë intervistuar lidhur me rastin.

Po ashtu ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]