fbpx

Arrestohet tre persona në Fushë Kosovë, vodhën para në gjendje të dehur

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Bresje të Fushë Kosovës.

Të njëjtit në gjendje të dehur kishin vjedhur njëmijë euro nga një veturë, njofton Klankosova.tv.

Policia në veturën e të dyshuarve ka gjetur para të gatshme 6,050€ dhe gjatë kontrollit fizik janë gjetur edhe 1,024 euro.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi që janë këndellur dhe intervistuar të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]