139
Sot në Prishtinë do të mbahet parada e krenarisë.
Pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ do të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, shkruan lajmi.net.
Motoja e tyre do të jetë “Edhe në shtet edhe në familje”.
Tubimi do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.