fbpx

Ky është mendimi i Antonelës mbi rrëfimin rrëqethës të vajzës e cila u përdhuna nga babi

nga Revista Kosovarja

Emisioni i Flor Binajt dhe këngëtares Arilena Ara po bënë bujë të madhe mediatike, sidomos rasti tronditës i vajzës 17 vjeçare, e cila ishte dhunuar nga babi i saj.

Rrëfimi i saj ishte mjaftë i trisht, pasi tregonte për dhunën seksuale dhe fizike që ajo përjetonte nga babi i saj, shkuan”Kosovarja”.

Për këtë rrëfim ka reaguar Antonela Berisha, e cila nuk besonte se kjo histori mund të jetë e vërtetë.

“ Tani, shumë persona që unë njof në televizion , e dinë si funksionon televizioni dhe kanë pas eksperienca në televizion e dinë shumë mirë që shumë emisione, jo shumë po të gjitha bëhen për të pas një impakt tek publiku, që të jenë më interesant, dhe shumë herë shpiken edhe shumë situata po. Të shpikësh një diçka të tillë, si kjo që po shof tek ky emision “Piranjat”, më duket shumë absurde”-tha ajo nëpërmes një video në InstaStory.

Sipas saj, rrëfime të tilla të cilat mund të rrëfehen në mënyrë kaq të qetë nuk janë të besueshme.

“Është një temë shumë e çuditshme dhe ta tregosh në këtë mënyrë kaq të të kollajtë, si po e tregon kjo vajza m’len shumë me dyshime. Shpresoj, nuk di, nuk di ca t’them. Nëse të shpresoj që është e vërtetë sepse është tragjike në të dyja rastet”- u shpreh Antonela.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]