fbpx

Propozim live në emision nga Graciano – Ja si reagoi Argjira

nga Revista Kosovarja

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani prej kur dolën publikisht janë një ndër çiftet më të përfolura dhe më të dashura për publikun.

Duke marë parasysh faktin se të njëjtit punojnë së bashku në televizion arsye kjo që edhe i bëri bashkë ata po shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit, shkruan Kosovarja.

Argjira dhe Graciano së fundmi ishin të ftuar në një e emision ku ndan shumë informacione rreth jetës së tyre, por detaji më interesant ishte se Graciano ka vendosur të hedhë hapin më të madh në një marrëdhënie duke i propozuar Argjirës mes të emisionit. Por, duket e gjitha ishte një lojë apo inskenim për rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell” edhe pse u duk shumë i vërtetë.

Kjo pasi që Gracianons iu kërkua t’i propozonte Argjirës në skenë.

“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?” –tha Graciano. Kështu ai u ul në gjunjë dhe i propozoi Argjirës me një unazë të cilën ja ofroi Nevina.  ‘Po’ ishte përgjigja e Argjirës.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]