fbpx

84-vjeçarja në Klinë pëson infarkt pasi u dhunua fizikish nga reja e saj

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën rreth orës 16:00 në fshatin Jashanicë të Klinës, ku një e moshuar është përballur me sulm fizik nga reja e saj.

Burimet bëjnë të ditur se 84-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe që aty është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar që e moshuara ka pësuar infarkt dhe ishte në gjendje të rëndë, me ç’rast është transferuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ajo ka deklaruar në Polici se reja e saj 57-vjeçare e ka kapur me forcë për krahu dhe si pasojë e kësaj, ka marrë lëndime trupore.

Pas denoncimit të rastit, njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarën dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë./Sinjali/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]