fbpx

Florian Dushi: Parkingu i uzurpuar në qendër tani do të shfrytëzohet për nevoja të Komunës së Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës sot gjatë ditës në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, ka liruar hapësirën – parkingun i cili gjendet pranë Kino Rinisë i cili për vite me radhë ka qenë i uzurpua.

Në aksion ka dalur edhe drejtori i Inspeksionit, Florian Dushi.

Në njoftimin e dhënë thuhet se parkingu do t’i kthehet Prishtinës dhe do të shfrytëzohet për nevojat e Komunës.

“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës sot gjatë ditës në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, ka liruar hapësirën – parkingun i cili gjendet pranë Kino Rinisë i cili për vite me radhë ka qenë i uzurpuar dhe duke u keqpërdorur nga persona të papërgjegjshëm të cilët qytetarëve të Prishtinës iu kanë marrë të holla në këmbim të lejimit të parkimit të veturave në atë hapësirë.
Drejtoria e Inspekcionit ndaj personave që kanë uzurpuar dhe keqpërdorur këtë hapësirë do të ndërmarrë masa të parapara ligjore dhe njëkohësisht do t’i njoftojë organet kompetente të rendit dhe drejtësisë.
Kjo hapësirë, deri në një vendim tjetër, do të menaxhohet dhe shfrytëzohet për nevoja të Komunës së Prishtinës” thuhet në njoftimin e Inspeksionit.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]