fbpx

Lazim Destani: Siguria dhe stabiliteti politik faktorë të rëndësishëm për zhivillimin ekonomik të rajonit

nga Revista Kosovarja

I ftuar nga Rrjeti i Lidershipit Europian në Londër, Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Lazim Destani mori pjesë në Konferencën që u zhvillua dje dhe sot në ambientet e Parlamentit Britanik, keshtu te pakten njoftoi ne faqen zyrtare rrjetin social Facebook, zyra e tij e shtypit.

Ajo shkruajti se kjo Konferencë ka mbledhur së bashku Parlamentarë Britanikë, përfaqësues nga Ballkani Perëndimor e më gjerë, me synim, shqyrtimin e projektit mbi planifikimin e detajuar të një programi të punës ndër-partiake për ndërtimin e mbikëqyrjes parlamentare të politikës së sigurisë në Ballkan.

Ndersa vazhdoi se pjesëmarrës në këtë Konferencë janë Lordi George Robertson – ish-Sekretar Gjeneral i NATO-s dhe ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Broëne i Ladyton-it – ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Rrjetit të Lidershipit Europian, Parlamentarë të tjerë nga vendet e Ballkanit e të rajonit, si dhe përfaqësues nga sfera e biznesit.

Fjala hapëse dhe kryesore e Konferencës ishte ajo e Lordit Robertson, ndërsa nga temat kryesore që u prekën ishte ajo e sigurisë në rajonin e Ballkanit, – Situata aktuale në vendet e Ballkanit pas invazionit rus në Ukrainë.

“Në darkën e organizuar pata rastin t’i përshëndes të pranishmit duke i falënderuar miqtë tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme që ata i japin vendeve të rajonit tonë të Ballkanit. Siguria dhe stabiliteti politik janë faktorë të rëndësishëm për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit” njofton faqja zyrtare ne rrjetin social Facebook, zyra e shtypit e Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Lazim Destani .

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lazim Destani (@lazimdestani)

https://www.facebook.com/destanilazim/posts/pfbid06GyZyLb2yHoTrigFQ1CQYdvNcKdeCtfyWVjvJKy8jeArHxKaZTyCxe7UhUKJMJbGl?__cft__[0]=AZX3NqtF5_eBRjawbnFC3aco66JGeqKVZQVpRPfv7r0cE7SJo0YKIs9SSb3wM1rfZULyHluS5bzp6tvlXQMzlpSaGCZgIwnAojY4UhmRAy48AqOv2pOLjcRaYkcOs_YNyOAND1PcagfaMA9GIJUJeGTsiJFtHlKqFByV1a68O9P8Pw&__tn__=%2CO%2CP-R

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]