fbpx

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh, nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

nga Revista Kosovarja

Esperanca, pas 32 vitesh kërkoi në “Ka Një Mesazh Për Ty”, vajzën e saj biologjike, Marsidën.

Në vitet kur e lindi, në 1990, kohërat ishin ndryshe, rrethanat të vështira dhe nuk mundi dot të qëndronte krah vajzës, të cilën e la në jetimore.

Por një ditë, Esperancës i thonë se Marsida kishte vdekur dhe në kulmin e dëshpërimit, vendosi të vriste veten. Megjithatë, jeta vazhdoi, ajo shpresonte se Marsida do të ishte në një familje të mirë, të qetë, ndërsa Esperanca u martua dhe lindi një djalë.

Rubrika nga programi “E diela shqiptare” në Tv Klan, e ka gjetur Marsidën, e cila ka pranuar të vijë dhe ta njohë nënën e saj. Marsida është nënë e një vajze dhe pret një fëmijë tjetër, e kështu Esperanca do të bëhet sërish gjyshe. Nënë e bijë përqafohen për herë të parë pas 32 vitesh, por nga emocionet e forta, Esperancës i bie të fikët në krahët e vajzës së saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]