fbpx

Nga pushimet Ana Kabashi paralajmëron këngën e re

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Ana Kabashi, momentalisht është duke shijuar pushimet në një nga bregdetet shqiptare.

Derisa ka gjetur një kohë larg aktiviteteve të zakonshme, ajo ka bërë një njoftim lidhur me projektet muzikore.

E njëjta bën me dije se është në përgatitje të këngës së re që quhet “Kuku” dhe se besohet që do të lansohet së shpejti.

Ajo ndërkohë ka mahnitur me paraqitjen në bikini, gjersa shquhet për fizikun atraktiv.

Kjo vjen një muaj pas projektit “Për dashni” që njëkohësisht u prit tejet mirë nga publiku.

Për vetëm një muaj ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]