fbpx

Horoskopi ditor, e hënë 11 Korrik 2022

nga Revista Kosovarja

Dashi
Nëse keni bërë në plan të telefononi një mik të vjetër, bëni mirë të mos e merrni këtë hap. Kujdes, pasi do të futeni në telashe. Ngjarje të papritura kanë për të qenë pjesë e ditës suaj. Mos u dorëzoni. Pranoni gjërat ashtu siç janë dhe ndryshoni mendimet.

Demi
Një anëtar i familjes prej shumë kohësh është duke ju mbajtur inat. Por, sot gjithçka do të rregullohet. Do arrini të komunikoni dhe më në fund ju do të ndjeheni të lehtësuar. Në darkë ju pret një surprizë.

Binjakët
Një telefonatë ose e-mail i papritur dhe ndoshta e padëshiruar nga bashkëpunëtori juaj, mund të bëjë që të punoni disa orë shtesë. Kjo mund të jetë zhgënjyese dhe ju do të mendoni se dikush po përfiton padrejtësisht prej jush.

Gaforrja
Sot të shpenzoni kursimet tuaja që i kishit ruajtur prej kohësh. Sigurohuni që të tregoheni të matur, pasi do të vuani pasoja më vonë. Dita do të jetë e ngarkuar dhe me emocione.

Luani
Disa probleme të fshehura në shtëpinë tuaj mund të shfaqen papritmas. Do keni nevojë për të bërë disa rregullime në shtëpinë tuaj. Mos i neglizhoni, pasi situata mund të përkeqësohet.

Virgjëresha
Sot do të përballeni me njerëz që kishit shumë kohë pa i takuar dhe do surprizoheni nga ndryshimet e tyre. Bëni mirë të tregoheni me të matur dhe të mos nxitoheni në vendimet që do të merrni.

Peshorja
Puna do të jetë në mendjen tuaj gjatë gjithë ditës tuaj sot. Do të hasni mospërputhje në të dhëna dhe kjo do bëjë që të ç’organizoheni, shikoni gjërat me qetësi dhe në fund të ditës do të shikoni që ishte vetëm një ngatërresë.

Akrepi
Një sekret që një njeri juaj i afërm ishte duke e mbajtur të fshehtë sot do të mund ta zbuloni. Në fillim do ju duket një lajm i jashtëzakonshme, por deri nesër në mëngjes keni për ta harruar.

Shigjetari
Disa lajme të çuditshme në lidhje me miqtë që jetojnë larg mund të vijnë tek ju sot. Mos pranoni të flisni përpara se të dëgjoni ata se çfarë mendoni në të vërtetë. Ndoshta njerëzit që ja u kanë transmetuar fjalët janë dashakeqës.

Bricjapin
Kujdesuni më shumë për veten, pasi kohët e fundit puna po kthehet në objektivin tuaj të ditës. Mos i lini pas dore njerëzit që kanë nevojë për ty. Rezervoni një darkë me miqtë dhe do kuptoni se sa shumë ju kanë munguar.

Ujori
Mosmarrëveshja me një mik apo një anëtar të familjes mund të lëndojë ndjenjat tuaja. Shmangni keqkuptimet duke shpjeguar në detaje saktësisht se çfarë keni nevojë. Mos supozoni që të gjithë e dinë se çfarë ju doni.

Peshqit
Sot do ju ngarkohen detyra të reja ën puna dhe kjo do ju gëzojë pa masë, pasi prej kohësh kishit pritur që të ndryshonit pozicioni. Ky është momenti më i mirë, Shijoni frytet e punës suaj sepse e meritonit këtë ndryshim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]