fbpx

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë rikthyer sërish bashkë

nga Revista Kosovarja

Pas lajmit të bujshëm se Kendall Jenner dhe Devin Booker i dhanë fund lidhjes disa vjeçare, duket se çifti i kanë dhënë edhe një shans tjetër njëri-tjetrit.

Supermodelja dhe lojtari i Phoenix Suns po kalojnë sërish kohë së bashku.

“Ajo dhe Devin janë rikthyer përfundimisht bashkë”, thotë një burim i afërt me Kendall për “E! News”.

“Ata i zgjidhën çështjet e tyre dhe vendosën se duan të ecin përpara dhe të jenë së bashku. Ata u rikthyen dhe po shkon vërtet mirë”, shton burimi i brendshëm. “Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku kohët e fundit dhe Devin ishte shoqëruesi i saj në dasmën e shoqes së modeles, Lauren gjatë fundjavës në Napa.”

Madje , ylli i Kardashians la të kuptohet për ribashkimin në Instagram Story më 17 korrik , duke postuar një foto me atletin mes festave të dasmës. Dalja në fundjavë e dyshes vjen vetëm disa javë pasi ata u panë së bashku në një festë të katër korrikut në Hamptons , ku një burim i tha E! News, “Kendall qëndroi pranë Devinit pjesën më të madhe të natës dhe ata dukeshin vërtet të lezetshëm.”

Kjo pamje erdhi menjëherë pasi një person i brendshëm konfirmoi që Kendall, 26 vjeç, dhe Devin, 25, kishin lënë mënjanë lidhjen e tyre pas dy vitesh lidhje.

“Kendall dhe Devin patën një problem të vështirë kohët e fundit.”.


Sidoqoftë, burimi i brendshëm gjithashtu vuri në dukje në atë kohë: “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë lidhjen të funksionojë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]