55
Inspektoriati i Komunës së Podujevës ka nisur aksion për rrënimin e objekteve pa leje.
Drejtor i Inspektoratit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi në një prononcim për Indeksonline tregoi që aksioni po realizohet në Orllan, afër Liqenit të Batllavës.
Siç thotë Mulliqi, tashmë janë rrënuar dy objekte pa leje dhe gjatë ditës pritet të rrënohen edhe objekte të tjera.