65
Ylli i “The Kradashians”, Kim Kardashian, i ka dhënë fund romancës së saj me Pete Davidson.
Lidhja mes tyre zgjati 9 muaj dhe bëhet me dije nga burime pranë tyre se ata kanë vendosur të mbesin thjesht miq.
Shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca dhe takimet e rralla. Kjo gjë e ka bërë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje.
Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në filmin Wizards! Sa për Kim, ajo vazhdon të rrisë katër fëmijët North, Psalm, Chicago dhe Saint, me ish-in e saj Kanye West.