fbpx

Lazim Destani : Investoj në vendin tim , që të rinjët të mos ikin jashtë

nga Revista Kosovarja

Me vendosjen e gurthemelit të fabrikës të “Next E-Go”, Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i parë në rajon që prodhon vetura elektrike. Investimi kap vlerën 150 milionë euro, ndërsa do të ndërtohet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Filantropi i njohur , Investitori Lazim Destani me këtë rast solemn, tha, se për të gëzimi më i madh është se po investon ne vendin e tij, që të rinjtë mos të ikin jashtë shtetit.

“Fakti që më gëzon shumë është që në këtë fabrikë do të punësohen shumë të rinj dhe të reja. Ajo që vlen të theksohet është që afaristët nga diaspora janë më se të obliguar që të investojnë në vendin e tyre për të mbajtur rininë në vendin tonë.

Sot është një ditë historike për mua sepse në Tetovë po sjellim makinat e së ardhmes dhe këtë ja kam kërkuar gjithmonë bordit të kompanisë, që kompania jonë të mos shohë konkurrencë por të shohim risi drejt së ardhmes le ta shijojmë së bashku futjen e Maqedonisë së Veriut në hartën e vendeve për prodhimin e makinave të avancuara teknologjike elektrike”, pohoi personaliteti i madh Lazim Destani

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]