fbpx

Ja pse puna e Përparim Rames dhe Florian Dushit është për duartrokitje

nga Revista Kosovarja

Kryetari aktual i Prishtines, Përparim Rama, që në start të mandatit të tij qeverisës, po i përmbush pritshmëritë e qytetarëve, e kjo tregohet edhe nga një valë e tërë komentesh pozitive që vërshojnë poshtë postimeve të tij në rrjete sociale.

Rama, ka një bashkëpunim tejet të ngushtë me drejtorët e drejtorivë komunale, ndërkohë që një bashkëpunim shembullor është edhe ai me drejtorin e Inspeksionit, Florian Dushi.

Ndryshimet e para pozitive të ndërmarrë nga Drejtoria e Inspeksionit, janë lirimi i hapsirave të uzurpuara, pastrimi i vendeve që ishin shndërruar në deponi mbeturinash dhe që janë bërë tashmë lulishte, kryerja e punëve në rrugën “Muharrem Fejza”, etj.

Qeverisja bashkohore dhe interaktive, po jep rezultatet e veta dhe normalisht po i befason skeptikët e kohës së fushatës, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshimet mëse të nevojshme janë bërë edhe në Tregun e Gjelbër, në të cilin është ndërmarrë aksioni për lirimin e hapësirave përreth, si dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat e grumbulluara, gjë që është mirëpritur nga qytetarët.

Pak ditë më parë, Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Florian Dushi, e ka lëshuar njoftimin dhe disa foto nga ndryshimi i bërë në faqen e tij në Facebook, ku ka pritur edhe një mori reagimesh pozitive mbi hapësirat e liruara nga Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës në Pallatin e Rinisë, që tani janë shndërruar në hapësira të bukura për argëtim dhe rekreacion të fëmijëve të Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë, estetika urbane mjedisore është ajo që na mungon në rrugë, qytete, fshatra, pyje, lumenj, parqe, etj.

Rrugët, qoshet e ndërtesave janë të pushtuar billboard-et me lloj-lloj reklamash dhe ajo që të bie në sy e që janë të vendosura pa shije, pa standarde e ndoshta pa leje paraprake janë edhe shenjat reklamuese të bizneseve që kanë pushtuar muret e banesave, lokaleve që sapo t’i shikosh ta zënë frymën.

Tani, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, ka vazhduar largimin e reklamave të vendosura vend e pavend kudo në hapësira publike të kryeqytetit dhe pa leje të organeve kompetente komunale.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në gjithë kryeqytetin. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]