fbpx

Loredana tregon se a ishte dedikim për Mozzikun videoja virale

nga Revista Kosovarja

Raporti në mes rep-artistit Mozzik dhe reperes Loredana, mbetët ende në fokus të mediave edhe pse ka kohë që dyshja janë ndarë.

Videoja e fundit e publikuar nga Lori e cila u bë virale në rrjete sociale nga fansat u pa si dedikim për Mozzin.

Në videon e publikuar, ajo ka treguar se si do të reagonte nëse do t’i shkruante ish-partneri.

“Oh, dreqin…Ja ku ia nisëm përsëri”, thuhej në audio.

Pas shumë komenteve erdhi edhe reagimi i vetë Lorit e cila e mohoi se është dedikim.

“Është thjesht një trend, njerëz!”, shkroi ajo e më pas i ndali komentet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]