fbpx

Donjeta Sahatçiu: Nevojitet një zgjidhje që fëmijët të mos humbasin për shkak të grevës

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e Prishtinës kërkon që të fillojë mësimi në çdo shkollë: S’ka nevojë për filozofi

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu thotë se sot mësimi duhet të fillojë në çdo shkollë, “me çdo kusht”, raporton Gazeta Express.

Sahatçiu shkroi se nevojitet një zgjidhje që fëmijët të mos humbasin për shkak të grevës.

Lexo Edhe:

Lako je izgubiti 14 kg za 2 sedmice! Učinite to na prazan stomak

Kajtazi- Fifit: I ke dy duete me të akuzuarin për dhunim, bile hesht më mi…
“Nuk ka nevojë e vend për filozofi. Nesër, me 1 shtator, mësimi është dashtë me fillu në çdo shkollë, me çdo kusht. Udhëheqje e shëndoshë është një qe e gjen zgjidhjen, me çdo kusht. Gjithçka tjetër është dështim”, shkroi ajo.

“Kush po humb? Fëmijët dhe vetëm fëmijët”, shtoi Sahatçiu.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka thënë të mërkurën se nxënësit “s’kanë çka të shkojnë në shkollë” pasi mësimdhënësit s’do të jenë atje.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se mësimi do të nis sot, ndërsa kolegu i saj, ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se s’do të paguhen mësimdhënësit që mbajnë grevë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]