fbpx

Prindoni me dedikim për Vjosën në 10-vjetorin e martesës: Një dekadë së bashku formalisht

nga Revista Kosovarja

Çifti presidencial, Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu, jo pak herë janë bashkë në syrin e mediave.

E për ta sot (3 shtator) është një ditë e veçantë, pasi kjo shënon jubileun e tyre të martesës.

Vjosa dhe Prindoni po festojnë 10 vjetorin e martesës, pasi në një datë si kjo një dekadë më parë ata u kurorëzuan.

Dyshja kanë publikuar një fotografi të përbashkët të realizuara nga një vizitë e çiftit në Liqenin Bled të Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të – Kisha e Marisë së Mbretëreshës, e njohur edhe si Kisha e Pelegrinazhit të Supozimit të Marisë, ose Zoja e Liqenit.

“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Prindoni dhe Vjosa përndryshe janë prindër të dy vajzave binjake, të quajtura Anda dhe Dua.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]