fbpx

Vjosa ushqeu Kicën, e kush e ushqeu Haxhi Avdylin?

nga Revista Kosovarja

“Motra”, jonë e vogël, ia kafshoi dorën Vjosa Osmanit nga e cila u ushqye e u rrit politikisht”, ka thënë ish LDK-isti Haxhi Avdyli, tani në partinë “Guxo”.

Kjo i bie njejtë sikur të thuhet Haxhi Avdylit nga ndonjë anëtar i LDK –së se “Vëllai” ynë i vogël, ia kafshoi dorën Isa Mustafës, te i cili u ushqye dhe u rrit politikisht.

Ish LDK-istët që e kanë braktisur partinë e Ibrahim Rugovës, po bëhen “më katolikë se Papa”, demek po e qortojnë Kica-Xhelilin për kalim në LDK, diçka që këta e kanë bërë para Kicës.

Paska harrua Haxhi Avdyli që ka qenë në LDK!

Ka harruar edhe Vjosa Osmani që ka qenë aty dhe ajo vazhdoi madje të bëjë homazhe te varri i ish- presidentit Rugova edhe pasi iku nga LDK.

E kush po e qorton Kicën pra?

Ata që e kanë braktisur partinë amë para saj! / Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]