fbpx

Rama kërcënon opozitën në Prishtinë me zgjedhje, nëse nuk votohet buxheti i vitit 2023

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ai nuk do të tërhiqet nga projekti “Arkitekti i kryeqytetit”.

Kjo pasi opozita është duke e kërkuar anulimin e këtij projekti, në këmbim të votimit të buxhetit 2023.

Në një prononcim për Klan Kosovën, ai ka thënë se kuvendi komunal lirisht mund të shkojë në zgjedhje, por ai nuk do të heq dorë nga ky projekt, pasi që sipas tij, është shumë i rëndësishëm për komunën.

“Nuk e anuloj projektin e Zyrës së Arkitektit në Komunë të Prishtinës veç pse e kërkon opozita për shkak se është shumë i nevojshëm”.

“Opozita nuk mund të më shantazhojë me këtë për mosvotim të buxhetit 2023. Nëse nuk e votojnë ata buxhetin për këtë arsye, atëherë kuvendi lirisht mund të shkojë në zgjedhje, por unë nuk tërhiqem nga ky projekt”, ka deklaruar Rama.

Opozita është duke e kërkuar anulimin e projektit “Arkitekti i kryeqytetit” si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2023.

Pasi kryesuesi i kuvendit, Fehmi Kupina, nuk ua përfilli një kërkesë të tillë, si kundërpërgjigje opozita e ka lëshuar sallën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]