fbpx

Pasojat e tërmetit mbi 7 shkallë të Rihterit që goditi Meksikën, nga veturat e deri tek ndërtesat shumëkatëshe

nga Revista Kosovarja

 

Derisa më herët ishte raportuar se fuqia shkatërruese e tërmetit që goditi dje Meksikën ishte 7.4 shkallë të Rihterit, ekspertët e fushës tani thonë se në fakt ishte 7.7.

Në anën tjetër nga lëkundjet e fuqishme, një person raportohet se ka humbur jetën, kurse dëmet materiale kanë filluar të dokumentohen me video të ndryshme amatore, transmeton Telegrafi.

Në një video shihen një grup turistësh në një zonë pyjore, kur toka fillon të dridhet dhe gjithçka përreth tyre shkundet. E në pamjet tjera mjetet motorike lëviznin anash sikur të ishin lodra për fëmijë.

Ky tërmet po konsiderohet si një prej më të fuqishmëve që ka goditur sivjet diku në botë. E tërmete të ngjashme kishin goditur Meksikën gjatë vitit 1985 dhe 2017.

Nga fuqia shkatërruese e këtij tërmeti, një objekt shumëkatësh shihet se si lëkundet me aq lehtësi e një spital i tërë është bërë rrafsh me tokë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]