fbpx

Mungesa e këtyre vitaminave shkakton shqetësim dhe sulme paniku

nga Revista Kosovarja

Një studim nga Japonia i kryer në 21 individë ka treguar se shqetësimi dhe sulmet e panikut janë ngushtë të ndërlidhura me nivelet e vogla të vitaminës B6 dhe hekurit.

Hekuri dhe vitamina B6 janë kruciale për shkrirjen e triptofanit në serotoninë – që zakonisht e kontrollon kapacitetin kardiovaskular dhe pushimin, e gjithashtu shëndetin e mendor.

Sulmet e panikut dhe shqetësimi konsiderohen probleme psikiatrike dhe shpeshherë simptomat paraqiten papritmas. Disa nga simptomat më të zakonshme janë: dridhja, djersitja, problemet me frymëmarrje etj.

Shpeshherë hekuri dhe vitaminat B janë të ndërlidhur me këto çrregullime. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, pas kryerjes së testeve në lloje t ndryshme të vitaminës B, ekspertët kanë arritur konkluzionin se vitaminat B12 dhe B2 nuk kanë të bëjnë me këto çrregullime aspak. Reklama

Kjo do të thotë se çrregullimet e tilla ndërlidhen vetëm me mungesën e vitaminës B6. Megjithatë, duhet të ceket se të gjitha vitaminat janë thelbësore për shëndetin mendor dhe mungesa e tyre shkakton dëme të ndryshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]