64
Pas stinës së verës të mbushur me ritëm e gjallëri, ka ardh vjeshta me shumë vuajtje në balada.
Këngëtarët tanë e pritën stinën e vjeshtës për të lansuar hitet e tyre me ritme melankolike, shkruan “Kosovarja”.
Disa nga këngëtarët që tashmë lansuan balada, , janë Nora Istrefi, Mozzik,Bardhi,Lyrical Son, Semi Jaupaj, Aida Doci, etj.
Po, pse cilësohet vjeshta si stina e vuajtjeve nga artistat tanë?
Apo, freskinë e sezonës po e ngrohin me shpalosjen e emocioneve dhe ndjenjave nëpër vargje?