Për më shumë se një muaj, është duke u mbajtur grevë në arsim.
Teksa SBASHK-u dhe Qeveria e Kosovës nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët, aktori kosovar, ka një ide për ndërprerjen e saj, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për aktorin, Astrit Kabashi.
Kabashi ka propozuar që greva në arsim të ndalet përmes dy pikave.
Fillimisht ai ka kërkuar që mësimdhënësit ta pranojnë ofertën e qeverisë dhe të dalin në punë.
Në anën tjetër, ekzekutivi të marrë si obligim që ligji i pagave të hyj në fuqi më 1 janar.
Postimi i plotë:
Propozim për ndërprerjen e grevës:
1. Mësimdhënësit të pranojnë ofertën e qeverisë dhe të dalin në punë!
2. Qeveria ta marr si obligim që ligji i pagave të hyj në fuqi me 1 janar! Nëse deri atëherë nuk hyn në fuqi, qeveria të obligohet tu paguaj mësimdhënësve nga 100 euro deri në futjen në fuqi të ligjit!
Kjo edhe do e përshpejtonte punën në Qeveri, komisione parlamentare dhe në kuvend!
Ndaleni GREVEN!
https://www.facebook.com/astrit.kabashi.1238/posts/10159025684492286