fbpx

Në Istog 18 vjeçari e çon në livadh një 11 vjeçare

nga Revista Kosovarja

Në fshatin Serbobran të Istogut ka ndodhur përsëri një ngacmim seksual. Dhe përsëri viktimë e ngacmimit është një femër e mitur nga komuniteti egjiptian.

Një 18 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar një 11 vjeçare të cilën e ka joshur për të shkuar bashkë në një livadh ku po ruante delet.

Sipas deklaratës së prindërve të vajës, në momentin që e ka çuar vajzën e tyre në livadh, 18 vjeçari ka tentuar ta detyrojë atë për të kryer marrëdhënie seksuale, por e njëjta ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë rast është A.Halilaj nga po i njëjti fshat.

Pas raportimit të rastit, 18 vjeçari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Istog për intervistim./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]