fbpx

Vdes ish sportisti i njohur i Kosovës

nga Revista Kosovarja

Dje ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish atleti i mirënjohur i Kosovës, Ismet Abazi. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e Abazit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13.00.

I pikëlluar për vdekjen e tij është edhe ish futbollisti i Prishtinës, Ejup Mehmeti.

“Lajmin i rëndë për vdekjen e Ismet Abazit e mora unë dhe familja me shqetësim shpirtëror.

Abazi gjatë një gare

Ishe mik i ne te gjithë vëllezërve. I sinqertë.

Me mua na lidhi Mbretëresha e sporteve – atletika ku vraponim dhe përfaqësonim Kosovën në garat Federative.

Por ti nuk njohe kufij dhe arrite në reprezentacionit e ish Yu dhe. Ishe atleti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

Kosova humb edhe një sportist. Kosova është më e varfër edhe për një ish sportist të dëshmuar.

“Njoftojmë se varimi I Ismet Shaban Abazit do të bëhet sot (të shtunën) me kohen e drekës në ora 13:00 në varezat e qytetit në Arbëri”, ka shkruar Afrim Abazi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]