fbpx

Këngëtari shqiptar pothuajse i rrezikoi jetën partneres në “Dance Albania”, i lë fajin alkoolit

nga Revista Kosovarja

“Dance Albania” ka vazhduar me puntatën e radhës ku mes tjerash u diskutua edhe një moment delikat i javës së kaluar.

Valon Shehu dhe partnerja e tij në kërcim patën një moment të vështirë gjatë performancës.

Ishte një moment delikat kur Valoni pothuajse i rrezikoi jetën partneres së tij.

“Më krijohet një gjendje shumë e keqe, rrezikova të thyeja shtyllën kurrizore. Në atë moment thjesht mendova që rashë. Do ishte shumë fatale për mua. Nuk dua ta mendoj fare se çfarë do më ndodhte”, ka thënë balerina Marjana.

Ndërsa Valoni pranon përgjegjësinë dhe ia lë fajin alkoolit.

“Ndodhi se s’kam qenë në formën time më të mirë. Ndoshta dhe alkooli pak që kam pirë një gotë të dytë, mendoj që ka qenë moskorrekte ime ndaj provave”, shprehet Valoni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]