fbpx

Khloe Kardashian akuzohet për përdorim të ‘photoshop’-it, bukuroshja fajëson ekipin e saj

nga Revista Kosovarja

Khloe Kardashian së fundmi mori vëmendje në një foto e veshur me një kostume të zi që tregonte linjat e saj.

Megjithatë, fansat vunë re se beli i saj dukej më i vogël se zakonisht.

U tha se në fotografitë – e cila është bërë në dhomën e saj të hotelit gjatë Javës së Modës në Paris – ishte përdorur ‘photoshop’ sepse muret rreth trupit të themelueses “Good American” ishin shtrembëruar. Për më tepër, krahu dhe shpatulla e saj dukeshin në disproporcion me pjesën tjetër të trupit.


Por, Khloe ishte e shpejt për të reaguar ndaj këtyre pretendimeve duke e mohuar se kishte postuar ndonjëherë foton pasi ajo u bë virale në Twitter.

“Nuk e kam postuar asnjëherë këtë foto. Ndoshta ekipi im i glam-it e bëri, por unë nuk e bëra” , shkroi ajo në Twitter të martën mbrëma (4 tetor).

Ajo vazhdoi në një postim të dytë në Twitter: “Prisni nuk po them që ekipi im i glam-it e bëri këtë thjesht po them se unë nuk e postova këtë foto në faqen time, njerëz janë kaq të çuditshme”.

Kjo nuk është hera e parë që Khloe – ose anëtarë të tjerë të familjes së saj të famshme – janë kapur duke përdorur ‘photoshop’ në fotot e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]