fbpx

Khloé Kardashian shpërthen ndaj Kanye West dhe mbron publikisht të motrën, Kim Kardashian

nga Revista Kosovarja

Khloé Kardashian i ka kërkuar Kanye West të linte rehat Kim Kardashian dhe familjen e tyre në një koment në Instagram.

“Po, të dua. Unë nuk dua ta bëj këtë në mediat sociale, por ti vazhdon ta sjellësh gjënë këtu. Ti je babai i mbesave dhe nipave të mi dhe unë po përpiqem të jem e respektueshme, por të lutem ndalo së marruri Kimberly-n dhe së përdoruri familjen tonë kur do të shmangesh,” tha ajo.

Khloé kritikoi gjithashtu reperin për hapjen e temës së ditëlindjes së vajzës së tij pasi ai përsëriti pretendimin e tij të mëparshëm se ai nuk ishte i ftuar në festën e organizuar në janar për Çikago.

“Mjaft tashmë,” shkroi Khloé . “Ne të gjithë e dimë të vërtetën dhe për mendimin tim, të gjithë janë të lodhur prej saj.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]