fbpx

Kosova mirëpret edhe dy gazetare të tjera nga Ukraina

nga Revista Kosovarja

Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova janë dy gazetaret e radhës nga Ukraina të cilat kanë arritur sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Ato janë pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, zyrtarja ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

“Troitska dhe Solodovnikova – do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Programi është duke u implementuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/5434393103295394

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]