fbpx

Tuna bën “krushqi” me Orinda Hutën, i kërkon vajzën për djalin e saj

nga Revista Kosovarja

Tuna Sejdi ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një event që mblodhi disa personazhe të famshëm.

Mes tyre ishte dhe Orinda Huta. Ka qenë Tuna, nënë e dy djemve të vegjël, e cila ka ndarë disa momente nga darka, ku shihet pranë moderatores, e cila gjithashtu ka një vajzë një vjeçare.

“Atara për Zen-in. U kry bac.”, ka shkruar Tuna duke treguar se do të marrë vajzën e Orinda Hutës për djalin e saj të dytë.

“Për shkuesinë tonë”, dëgjohet duke thënë këngëtarja ndërsa bën gëzuar me Orindën. Ky moment është shoqëruar me shumë të qeshura në tavolinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]