fbpx

Qofte shtëpie me mish pule

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT PËR 4-5 PERSONA: 300-400 g mish pule (preferohet pjesa e gjoksit), 2 kokrra qepë, 2 feta bukë, 1 kokërr vezë, 4-5 lugë gjelle miell, 3-4 thelpinj hudhra, vaj, kripë, piper dhe nenexhik.

PËRGATITJA: Si fillim, mishin e pulës pastrojeni nga kockat dhe kalojeni për zierje derisa të zbutet. Më pas, mishin e zier largojeni nga tenxherja dhe grijeni përmes një thike të mprehtë shumë hollë në formën e mishit të grirë. Në vijim, në një tas të madh bashkojmë mishin e pulës me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]