fbpx

Tronditi fansat me mbylljen e syrit në mënyrë të pakontrolluar, reagon Katy Perry

nga Revista Kosovarja

Katy Perry ishte kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale ditëve të fundit.

Një video nga koncerti i saj i fundit u bë viral duke u shpërndarë gjithandej.

Pamja tregon artisten, së cilës gjatë performancës syri i mbyllej e hapej në mënyrë të pakontrolluar.

Pasi video tronditi fansat ka reaguar vet Katy duke thënë se ishte mashtrim.

”Ju mirëpres të gjithë #flatearthers #spaceisfakers #birdsarentrealers #skyisntbluers që do të vijnë të shohin mashtrimin tim të radhës me syrin e mbyllur si të një kukulle në Vegas vitin e ardhshëm! 😜”, ka shkruar ajo pas xhiros në rrjet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]