fbpx

Mustafa për Qeverinë Kurti: Po krenohet me oligarkët që dikur i luftonte

nga Revista Kosovarja

Ish kryeministri i vendit Isa Mustafa ka folur për oligarkët të cilët kryeminstri aktual i luftonte me deklarata derisa erdhi në pushtet.

Sipas tij qeveria e Kosovës sot po mburret sot me rritjen e eksporteve e që këto eksporte po bëhen nga ata që deri dje kjo qeveri i ka qujtur oligark.

“Ata nuk janë oligark, ata janë biznesmen të cilat kanë ditur që të gjenden mirë në biznes, kanë investuar e punësuar deri në 6 mijë punëtorë kanë krijuar stabilitet në familjet e kosovare. Krejt eksportin që e kemi sot e kemi pikërisht nga këto kompani të cilat kanë arrit ta avancojnë teknologjinë e tyre e që sot bilanci tregtar me jashtë të zbutet dhe të rritet brutoprodukti ynë i brendshëm” ka shtuar Mustafa, në emisionin EURO n’7

Ish kryeministri ka thënë mes tjerash ka thënë se janë po këto biznese që kryeminstri Kurti dikur i quante oligark që po ja zbardhin fytyrën Kosovës me plasimin e produkteve të tyre jashtë vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]