fbpx

Bajqinovci i reagon Çitakut:Kur loboje për shkëmbim territoresh, e kujt ishte Kosova atëherë?

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK’së, Vlora Çitaku.

Pasi kjo e fundit tha se ‘Kosova nuk është e Albin Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët’.

Bajqinovci e pyeti Çitakun se ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial.

“Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?!”, shkroi Bajqinovci në Facebook

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]