fbpx

Nipi i Adem Jasharit bëhet pjesë e FC Prishtina, prezantohet me këngën dedikuar komandantit legjendar

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i ri “bardhekaltër”, Igball Jashari, është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së parë të FC Prishtinës. 

Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89.

Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Të gjithë një zëri kënguan edhe kolegët e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]