Balerina e njohur Klaudia Pepa e ka nisur ditën e sotme me një lajm të trishtë. Ndryshe nga postimet e bukura që zakonisht ka Instagrami, ajo ka vendosur të publikojë anën tjetër të medaljes. Një foto e fytyrës me akne, ndërsa thotë se kjo vjen nga periudha e ngarkuar dhe stresuese.
Jam pak e trishtuar.Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt.
Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj.
Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi.
Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, ka shkruar Klaudia.