fbpx

Momenti shokues kur dhëndri ia përplas nuses tortën në fytyrë

nga Revista Kosovarja

Një nuse britanike publikoi momentin e dasmës kur bashkëshorti i saj ia përplasi copën e tortës në fytyrë.

Jade Kennedy publikoi një video të dasmës së saj në TikTok, duke ndarë momentin me 11,600 ndjekësit e saj.

Ajo tha se ajo dhe dhëndri tashmë ishin zyrtarisht ‘Zoti dhe zonja Price’. Në video, ajo shihet duke qëndruar para mysafirëve të tyre me fustanin e bardhë, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në video, dhëndri i afrohet tortës së dasmës dhe preu një copë të madhe, e më pas i afrohet gruas së tij, e cila shikon e lumtur.

Pas një momenti ai ia përplasi copën e tortës në fytyrë derisa e rrëzon përtokë.

https://www.tiktok.com/@jadekennedy_777/video/7163001578994060549?is_from_webapp=v1&item_id=7163001578994060549

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]