fbpx

Djemtë e Beqir Gashit i kushtojnë këngë babait të tyre dëshmor

nga Revista Kosovarja

Këngëtarët të cilët njëkohësisht janë edhe vëllezër, Ismet dhe Shpëtim Gashi kanë publikuar një këngë tejet të veçantë.

Dyshja lansua projektin me titullin “Na jem ti” e që është një dedikim për babanë e tyre dëshmor – heroin Beqir Gashi.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë projekt është sepse tekstin e ka shkruar ish-luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi.

Ndërkaq për muzikën dhe orkestrimin e këngës është përkujdesur Hysni Klinaku, teksa ana vizual iu besua produksionit “On Editor”.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e dyshes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]