fbpx

Kjo është familja që u shua nga shpërthimi në Stamboll, mes tyre vajza 3-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Stamboll- Shpërthimi në Stamboll nuk kurseu as të miturit. Janë bërë të ditur emrat e tjerë të viktimave që humbën jetën në shpërthimin e ndodhur ditën e djeshme në Stamboll.

Adem Topkara, bashkëshortja e tij Elif Topkara dhe vajza e tyre 2-vjeçare Eliz Ilay kanë gjetur vdekjen tragjike në sulmin e djeshëm. Mediat turke raportuan se viktima po ashtu mbetën edhe një baba me vajzën e tij 3-vjeçare.

Gruaja e dyshuar si autore e sulmit është vënë në pranga nga policia dhe pamjet janë bërë virale në rrjet.

Ministri i Brendshëm turk ka akuzuar kurdët për sulmin e ndodhur në shëtitoren e populluar të Stambollit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]