fbpx

Flaka Krelani vjen me paraqitje provokuese në Ditën e Falënderimeve

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, është duke e shijuar prej vitesh jetën e saj të re në Shtetet e Bashkuara.

Ajo i ka të shpeshta paraqitjet e saj në rrjetin social Instagram, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj atje.

Flaka ka ndarë me fansat e saj në Instagram imazhe të reja, ku ka pozuar me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Ajo është shfaqur mjaft provokuese në një paraqitje me fund të shkurtër argjendi me shkëlqim dhe reçipeta të të njëjtit material.

Flokët e kuqe kombinuar me vathët në formë kryqi i dhanë edhe më tepër shkëlqim dukjes së saj.

“Dita e Falënderimeve”, shkroi në mbishkrimin e imazheve këngëtarja e larguar tashmë prej vitesh nga Kosova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]