fbpx

Infermierja Aurona Pelaj i vë dryrin shtëpisë

nga Revista Kosovarja

Pas lirimit të 3 infermiereve në Kosovë të cilat akuzohen se dhunuan gruan e moshuar brenda azilit, emisioni Uniko nga Spartak Koka ka udhëtuar drejt Pejës.

Gazetari Koka ka shkuar drejt banesës së infermieres Aurona Pelaj në Pejë, e cila ishte dhe protagonistja në videon e dhunës brenda qendrës së të moshuarve Orenda.

Dera e shtëpisë së familjes së Auronës është e mbyllur. Dritaret të mbyllura e grilat të ulura. Komshinjtë e Auronës thonë se anëtarët e familjes Pelaj nuk janë aty.

Ata refuzojnë që të flasin për mediat dhe thonë se babai i Auronës nuk është i interesuar për të folur me askënd për çështjen e vajzës së tij, që bëri bujë dhe shkaktoi zemërim të madh publik në fillim të muajit Nëntor pasi infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 koleget e saj dhunuan fizikisht një grua të moshuar brenda azilit Orenda në Pejë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]