fbpx

Bebe Rexha flet për nominimin në ‘Grammy 2023’ ku është në të njëjtën kategori me Beyoncen

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, muajin e kaluar është nominuar për të tretën herë në karrierën e saj për çmimin e madh ‘Grammy’.

Ajo ndodhet e nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Për po të njëjtin çmim lufton edhe diva e muzikës botërore, Beyonce, me këngën e saj “Break my soul” nga albumi i saj i fundit “Renaissance”.

E pyetur në një intervistë të fundit për Radio Kiss Fm, artistja me origjinë shqiptare tha se nuk beson q mund ta fitoj çmimin në fjalë, kur e di që në të njëjtën kategori ndodhet e nominuar edhe Beyonce.

“Jemi nominuar në të njëjtën kategori me Beyonce, kështu që definitivisht nuk do të fitojmë, por gjithsesi është mahnitëse të jesh e nominuar”, tha 33-vjeçarja.

Kujtojmë që ajo është e vetmja artiste me origjinë shqiptare e nominuar në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards 2023”. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]